Studimi me teknikën e kromatografisë të gaztë i vajit esencial për popullatën e pinus nigra, Shqipëri

DOI: 10.55312/op.vi2.4355 Publication Date: 2024-12-16T15:29:58Z
ABSTRACT
Pinus nigra nga zona të ndryshme të Shqipërisë ishte objekt i këtij studimi. Pinus nigra është një pemë e zakonshme e pyjeve të Mesdheut, gjendet në zonat pyjore dhe në zonat e shkurreve. Gjendet duke fi lluar nga niveli i detit deri 2000 m lartësi. Pinus nigra është një pemë e madhe halore me gjelbërim të përhershëm, me gjatësi 20-55 m. Lëvorja është gri në të verdhë-kafe, dhe është e ndarë gjerësisht në pllaka me luspa të cilat bëhen më të theksuara, si çarje, me kalimin e moshës (1). Gjethet (“halat”) janë të holla dhe elastike. P. nigra ka një rritje të shpejtë, me rreth 30- 70 cm në vit. Ajo zakonisht ka një formë të rrumbullakët konike që bëhet e parregullt me moshën. Pemët kanë jetëgjatësi, disa pemë arrijnë mbi 500 vjet. Ato kanë nevojë për diell të plotë që të rriten mirë, janë intolerante ndaj hijes, janë rezistente ndaj borës, por dëmtohen nga akulli. Metodat: Mostrat janë marrë në Nëntor 2014. Distilimi me avuj uji për 6 orë i gjetheve të Pinus nigra u përdorën për të marrë vajin esencial. Përbërja kimike e vajrave esenciale u analizua duke përdorur teknikën GC/FID (2). Vaji esencial i mostrave të Pinus Nigra u injektua në aparatin Varian 450 GC. Kollona kapilare VF-1ms (30 mx 0,33 mm x 0,25 um) u përdor për ndarjen e komponimeve.
SUPPLEMENTAL MATERIAL
Coming soon ....
REFERENCES (10)
CITATIONS (0)
EXTERNAL LINKS
PlumX Metrics
RECOMMENDATIONS
FAIR ASSESSMENT
Coming soon ....
JUPYTER LAB
Coming soon ....